Shqiperia

Skraparliu i dehur dëmton makinën e policisë, arrestohet 44-vjeçari

Një 44 vjeçar nga Skrapari është arrestuar pasi akuzohet se në gjëndje të dehur ka dëmtuar mjetin e policisë i cili ishte i parkuar.

Hamit Duro gjithashtu ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin.

“Arrestimi i tij u krye pasi i ndodhur në gjendje të dehur ka dëmtuar mjetin e policisë tip Volkswagen, i cili ishte i parkuar si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin” informoi sot policia e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës’’, ‘’Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik’’ dhe ‘’Prishja e qetësisë publike’’, parashikuar nga nenet 150, 236 dhe 274 të Kodit Penal.

OPINIONE