Soreca: Ndryshimet Kushtetuese, jashtë rekomandimeve tona

Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian.

Soreca theksoi se Reforma Zgjedhore gjithashtu është kyçe për negociatat dhe anëtarësimin e vendit në BE.

“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse”, tha Soreca teksa ishte duke kryer një vizitë në Kaninë të Vlorës.

Një ditë më parë, maxhoranca dhe opozita parlamentare miratuan disa ndryshime Kushtetuese, sipas të cilave hapeshin listat dhe pengohej mundësia për koalicione parazgjedhore, gjë e cila mendohet se penalizon opozitën./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne