8 nëntori njihet si data e themelimit të një strukture partiake që ka qeverisur Shqipërinë më shumë se cdo parti tjetër. Studjuesi i mirënjohur Xhaferr Sadiku do të shprehej kështu në një postim të tij:
Sot mbushen 82 vjet që kur Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha, me udhëzim të Josip Broz Tito-s, formuan PKSH-PPSH-PS. Që nga ajo kohë partia e tyre ka njohur katër drejtues: Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Që nga ajo kohë, partia e tyre u ka shërbyer katër padronëve: Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik, Republikës Popullore të Kinës dhe SHBA.
Qysh në fillim ka masakruar një pjesë të popullit, qysh atëherë ka burgosur dhe vrarë jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe komunistët “oportunistë”.
Qysh atëherë, nëpërmjet luftës së klasës dhe vijës së masës, ka kompromentuar një pjesë të popullit duke e skllavëruar me vargonjë e ideologjisë së urrejtjes.
Asnjë iluzion nuk duhet të ketë se kjo parti kriminelësh do të ndryshojë./GazetaImpakt