Bota

Stambolli feston trashëgiminë turke-hebraike

Një seri ngjarjesh, duke përfshirë një martesë simbolike, do të organizohet si pjesë e Ditëve Evropiane të Kulturës Hebraike më 5 nëntor 2017

Stambolli do të organizojë një seri ngjarjesh më 5 nëntor 2017 si pjesë e Ditëve Evropiane të Kulturës Hebraike, një ngjarje vjetore që festohet në Evropë që nga viti 1996.

Sipas një deklarate nga Fondacioni 500 Vjet, programi do të përfshijë recitale muzikore, diskutime, nënshkrime librash, shfaqje filmash dokumentarë, ekspozita dhe ushqime tradicionale.

Do të ketë gjithashtu një martesë simbolike që përfaqëson traditën turko-hebraike në sinagogën Neve Shalom.

Aktivitetet në Muzeun e Fondacionit 500 vjet të Hebrenjve Turq do të fillojnë në orën 10-të dhe do të vazhdojnë deri në orën 6-të të mëngjesit.

Vitin e kaluar, më shumë se 300 qytete nga 33 vende evropiane u bashkuan me Ditët Evropiane të Kulturës Hebraike, me pjesëmarrjen e më shumë se 169,000 njerëzve, sipas Shoqatës Evropiane për Ruajtjen dhe Promovimin e Kulturës dhe Trashëgimisë Hebreje.

Turqia ka festuar ngjarjen që nga viti 2001.

Burimi : Anodolu News Agency

OPINIONE