Studentët turq do të trajnohen në Rusi për Centralin e Energjisë Bërthamore Akkuyu

22 studentë turq, që do të punojnë në Centralin e Energjisë Bërthamore Akkuyu (NGS) në Mersin, do të shkojnë për studim në Rusi.

Studentët në fjalë që do të shkojnë në Shën-Peterburg për programin e parë pasuniversitar me punësim të garantuar në Akkuyu NGS u takuan në ndërtesën e Ministrisë me ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.

Ministri Donmez tha se me hedhjen e themelit të centralit bërthamor vitin e shkuar është kaluar nga një udhëkryq i rëndësishëm në fushën e energjisë bërthamore dhe kjo energji është vetëm një dimension i prodhimit të elektricitetit. Ai bëri të ditur se energjinë bërthamore e shohin si prodhimin e teknologjisë së avancuar në shumë fusha duke filluar nga shëndeti tek komunikacioni e më gjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne