Studiues të njohur të Lindjes së Mesme: Një sulm amerikan ndaj Iranit do të ishte një katastrofë totale për SHBA-në, Iranin dhe botën

Deklaratë nga studiues të njohur të Lindjes së Mesme dhe Studimeve Islame, 22 qershor 2019

Ne, studiuesit e nënshkruar nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe bota, i bëjmë thirrje Presidentit Trump që të tërhiqet menjëherë nga pragu i një lufte me Republikën Islamike të Iranit. Për ne është mëse e qartë se kostot në njerëz, kostot diplomatike, ligjore, politike dhe ekonomike për të dy vendet, Gjirin Persik dhe më gjerë Lindjen e Mesme, ekonominë botërore, sistemin global të drejtësisë ndërkombëtare dhe situatën humanitare që vijnë si pasojë e një sulmi amerikan, do të ishin edhe më shkatërrimtare sesa ka qenë pushtimi amerikan i Irakut gjashtëmbëdhjetë vjet më parë. Ne i bëjmë thirrje lidershipit politik të vendit, me një ndjesi urgjente, jo vetëm që të përmbahet nga kërcënimet dhe përdorimi e mëtejshëm i gjuhës së forces kundër Iranit, por edhe të paraqesë një diplomaci të re amerikane ku të ndërmerren hapa për të arritur një paqe të qëndrueshme për të dy vendet, si brenda rajonit ashtu dhe më gjerë.

Ne sjellim për vëmendjen e publikut pikat e mëposhtme:

– Pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA, kostoja e faturës financiare e së cilës i ka tejkaluar 2 trilion dollarë për SHBA-në, ka patur ndikim të madh negativ për ekonomitë e vendeve të prekura, ka çuar në vdekjen e mbi 600,000 irakianëve, ka shkatërruar kryesisht shtetin e Irakut dhe shumë prej infrastrukturës së vendit, ka prodhuar një ndikim të menjëhershëm dhe afatgjatë për shëndetin e irakianëve dhe të mjedisit, ka kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e Shtetit Islamik dhe pushtimin dhe shkatërrimin nga ana e tij e një pjese të madhe të Irakut dhe vendeve fqinje (veçanërisht Sirisë), ka prodhuar një sërë qeverish në rajon të cilat, edhe pse kanë pasur një llustër demokracie, kanë qenë jashtëzakonisht të korruptuara dhe nuk kanë mundur në mënyrë efektive që të qeverisin shoqëritë e ndara dhe në mënyrë rutinore kanë kryer shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut për qytetarët e tyre.

– Sikurse pushtimi i Irakut para tij, një sulm ndaj Iranit në rrethanat e tanishme do të ishte një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare – një krim kundër paqes, që është një krim ndërkombëtar i rendit më të lartë dhe që përshkruhet si i tillë në Aktgjykimin e Nurembergut. Në të vërtetë, mungesa e një kërkese të vlefshme për vetëmbrojtje për çdo sulm ndaj Iranit, nuk do të pengonte një pushtim të plotë të Iranit nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të shkelte artikujt thelbësorë të Kartës së Kombeve të Bashkuara (nenet 2 (4), 33, 39 dhe 51 ) si dhe detyrimin ligjor për të kërkuar një zgjidhje paqësore për të gjitha mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Këto “shkelje të paqes” janë shkeljet më serioze të së drejtës ndërkombëtare që një vend mund të kryejë. Duke e bërë këtë, më pak se një gjeneratë pas pushtimit të Irakut, Administrat Trump pozicionohet jashtë bashkësisë së kombeve dhe konsiderohet gjerësisht si një rrezik i madh dhe aktor destabilizues dhe mashtrues, gjë qe nuk i justifikon veprimet e saj. Në këtë aspekt, kërcënimet, sanksionet dhe provokimet e fundit nuk janë vetëm se shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Vetëm vetëmbrojtja në prag të një sulmi të armatosur e justifikon paraprakisht me ligj një kërkesë për vetëmbrojtje. Në mungesë të kësaj, të gjitha kërcënimet, si dhe përdorimet e forcës, konsiderohen shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Veçanërisht në kontekstin e tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga Plani Gjithpërfshirës i Përbashkët i Veprimit i vitit 2015, i cili ndaloi Iranin që të ndjekë programin e armëve bërthamore, vendosjes së sanksioneve ekonomike të dëmshme kundër qeverisë dhe popullit të Iranit pa një mandat nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe politikës së tanishme e rritjes së papërgjegjshme të presionit ndaj Iranit, rrezikon një konfrontim të dhunshëm që mund të përshkallëzohet shpejt në një luftë të gjithanshme. Bashkë me diskursin nxitës të ndryshimit të regjimit të perkrahur nga Këshilltari Kombëtar i Sigurisë John Bolton dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, gjithashtu përbëjnë ndërhyrje të qarta në sovranitetin e Iranit, në të drejtat e tij si dhe në të drejtat e patjetërsueshme për vetëvendosje të popullit iranian. Si të tilla, këto politika janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në thelb destabilizuese dhe paraqesin kërcënim të papranueshëm për paqen.

Ngjarjet e kohëve të fundit na kanë alarmuar. Duke parë se si po demonstrohen qëllimet e keq përcaktuara të politikave, retorikat luftënxitëse, politikat dhe përgjegjësitë që veprojnë jashtë kuadrit të përcaktuar mirë sipas së drejtës ndërkombëtare, mund t’i sjellin vendet në prag të katastrofave së ndërsjellta. Ndikimi i vazhdueshëm global i pushtimit irakian (nga Pranvera Arabe e abortuar, ngritja e ISIS-it, mbështetja e madhe për sundimtarët autoritarë dhe luftërat civile në Libi, Siri dhe Jemen dhe vala masive e refugjatëve që këto dinamika kanë shkaktuar) na kujton se Lindja e Mesme dhe bota në përgjithësi, nuk mund të përballojnë një tjetër luftë të madhe në rajon. Një konflikt i tillë padyshim do të çonte tmerrësisht në një numër të madh shkatërrimesh, vdekjesh, lëndimesh, shkatërrimesh të madha të mjedisit, emigrime të detyruara në shkallë të madhe, recesion në mbarë botën, si dhe prodhimtari dhe situata me pasoja po aq të rrezikshme,

Përfundimisht, vërejmë këtu se politikat luftarake të Administratës Trump ndaj Iranit janë të pandashme nga mbështetja e saj jokritike dhe e pakufizuar e politikave autoritare dhe shtypëse në të gjithë rajonin, që nga okupimi izraelit, luftën e Arabisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në Jemen, shkatërrimin e demokracisë në Egjipt dhe zhgënjimin për aspiratat demokratike të qytetarëve të të gjithë Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, ku të gjitha kontribuojnë në emigrimin gjithnjë e me detyrim të miliona njerëzve në rajon dhe represionin e pajustifikuar të aspiratave të tyre legjitime për liri, drejtësi, demokraci dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Prandaj ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump që së pari të tërhiqet nga çdo mendim i një sulmi të pamiratuar; së dyti i bëjmë thirrje ti ribashkohet zbatimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015; së treti, ti japë fund sanksioneve të zgjeruara që ai vazhdon t’i imponojë Iranit; dhe së katërti, të hyjë në negociata të menjëhershme dhe të besueshme për një normalizim të marrëdhënieve me Republikën Islamike. Së bashku me këto hapa të menjëhershëm, ne kërkojmë një vlerësim të ndershëm të kostove të politikave historike dhe aktuale të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe riorientimin e tyre drejt mbështetjes për liritë dhe demokracinë.

Në mungesë të këtyre hapave, ne i bëjmë thirrje Kongresit amerikan që të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri për të parandaluar Presidentin që ti udhëheqë Shtetet e Bashkuara drejt një lufte, si dhe i ftojmë akademikët, politikëbërësit, diplomatët, zyrtarët ushtarakë, përfaqësuesit e zgjedhur dhe qytetarët e shqetësuar që të vendosin çfarëdo lloj presioni të nevojshëm për të parandaluar që Administrata të angazhohet në çdo lloj sulmi ndaj Iranit apo ndonjë vendi tjetër, jashtë kufijve të së drejtës ndërkombëtare dhe pa autorizimin e qartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

Nënshkruar nga (pjesë nga lista me nënshkrues me bazë në SHBA):

Nadje al-Ali, Robert Family, profesor i studimeve ndërkombëtare, antropologji dhe studime të Lindjes së Mesme, Universiteti Brown.

Beth Baron, profesor i njohur dhe drejtor i qendrës Middle East and Middle Eastern American Center, drejtues i qendrës Graduate Center, profesor në universitetin City University of New York dhe ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies.

Joel Beinin, Donald J. McLachlan profesor i historisë dhe i historisë së Lindjes së Mesme, Universiteti Emeritus Stanford dhe ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies.

Laurie A. Brand, Robert Grandford Wright profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të Lindjes së Mesme Universiteti i Kalifornisë Jugore dhe ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies.

Edmund Burke III, profesor emeritus, departamenti i historisë, UC Santa Barbara

Charles E. Butterworth, profesor emeritus, Departamenti i Qeverive dhe Politikave, Universiteti Maryland

Juan R. Cole, Richard P. Mitchell, Profesor i historisë në Universitetin e Miçiganit dhe ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies.

Hamid Dabashi, profesor Hagop Kevorkian i studimeve iraniane dhe i letërsisë krahasuese, Universiteti i Kolumbias

John Esposito, profesor universiteti, profesor i religjionit dhe cështjeve ndërkombëtare dhe studimeve Islame, Universiteti Georgetown dhe ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies dhe akademisë American Academy of Religion.

Khaled Abou El Fadl, Omar dhe Azmeralda Alfi, profesorë të njohur të drejtësisë, Shkolla e Drejtësisë UCLA

Richard Falk, profesor i jurisprudencës ndërkombëtare, Universiteti Princeton, ish-raportues special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara.

Nader Hashemi, profesor i Lindjes së Mesme dhe politikës Islame, Josef Korbel i shkollës së studimeve ndërkombëtare, Universiteti i Denverit dhe drejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme.

Suad Joseph, profesor i antropologjisë, grave dhe studimeve gjinore në Universitetin e Kalifornisë, Davis, ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies.

Mark LeVine, profesor i historisë, UC Irvine dhe drejtues programi për studimet globale të Lindjes së Mesme.

Zachary Lockman, profesor i studimeve të Lindjes së Mesme, Islamit dhe historise dhe ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies.

Valentine M. Moghadam, profesore e sociologjisë dhe cështjeve ndërkombëtare, Universiteti Northeastern dhe ish drejtues i asociacionit the Middle East Studies.

Ismail Poonawala, profesor emeritus i departamentit të gjuhëve dhe kulturave të Lindjes së Afërt, UCLA

Ahmed Sadri, kryetar i studimeve botërore Islamike dhe profesor i sociologjisë në kolegjin Lake Forest.

Burimi:/mondoweiss/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne