Stuhia tropikale “Olivia” shkaktoi dëme të mëdha në Havai

Shirat e dendur dhe erërat e fuqishme që solli me vete stuhia tropikale shkaktuan probleme të mëdha në ishullin Maui të Havait, ku erdh deri te ndërprerja e energjisë elektrike, shkulja e pemëve ndërsa disa shtëpi u evakuuan.

Stuhia tropikale “Olivia” të mërkurën kaloi përmes shtetit amerikan Havai, duke shkaktuar rrëshqitje të tokës në Maui dhe Lanai. Stuhia shkaktoi dëme të mëdha para se të shkojë drejt detit të hapur. Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se shirat e dendur do të vazhdojnë edhe sot.

Alan Arakawa, kryebashkiak i Maui-t, tha se “Olivia” nuk shkaktoi dëme ekstreme si stuhitë tjera në të kaluarën.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne