Bota

Suedi – Qeveria dërgon në çdo shtëpi një broshurë që instrukton popullsinë për luftë

Një broshurë me detaje për masat, të cilat duhen marrë në rast të një konflikti apo fatkeqësie natyrore, do të shkojë me postë në shtëpinë e çdo suedezi, në një konteskt tensionesh të larta mes Rusisë dhe Perëndimit.

Ku ndodhen strehimet? Çfarë ushqimesh të magazinohen? Cila burimeve informacioni t’u besohet? I përgatitur me kërkesë të qeverisë në 13 gjuhë, në rast krize apo lufte do të shpërndahet nga 28 maji deri më 3 qershor në 4,8 milionë banesa.

Në 20 faqe me ilustrime, kjo librushkë tregon kërcënimet ndaj të cilave vendi skandinav është i ekspozuar, si lufta, atentatet, sulmet kibernetike, aksidentet e rënda apo fatkeqësitë natyrore.

“Ndonëse Suedia është më e sigurit sesa shumë vende të tjera (…), kërcënimet ekzistojnë. Është e rëndësishme që të gjithë të dinë se kush janë këto kërcënime për t’u përgatitur”, shpjegoi Dan Eliasson, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Suedeze të Sigurisë Civile (MSB), gjatë prezantimit të kësaj broshure të hënën në Stokholm.

Rusia nuk citohet në këtë manual, por përgjegjësit suedezë i tremben një agresioni në rast konflikti të hapur me NATO-n për të bllokuar rrugën detare të Aleancës së Atlantikut drejt vendeve balltike.

Sepse, në rast se Suedia nuk ka kufij tokësorë me Rusinë, dy vendet lagen nga deti Balltik dhe Moska ka një bazë të madhe detare në Kaliningrad. /ATSH

OPINIONE