Suedia nuk i njeh pretendimet për ngjarjet e vitit 1915

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom bëri të ditur se është vështirë të pranohen pretendimet për gjenocid në ngjarjet e vitit 1915.

Në përgjigje të pyetjes se “A do të pranojë qeveria suedeze pretendimet për gjenocid në ngjarjet e vitit 1915?” të bërë gjatë një mbledhjeje të organizuar me përfaqësuesit e mediave të huaja në vendin e saj, ministrja Wallstrom tha se “Duket e vështirë për ne që të pranojmë pretendimet për gjenocid lidhur me ngjarjet e vitit 1915. Për të shpallur një shtet gjenocidal duhet të keni prova të forta”.

Duke rikujtuar se ata e krijuan një komision të historianëve për të hetuar pretendimet në fjalë, Wallstrom tha: “Është shumë e vështirë për të marrë ndonjë rezultat për këtë çështje. Sepse nuk ka dëshmitarë të gjallë të kësaj ngjarjeje. Disa vende këtë e pranuan si ‘gjenocid’ dhe unë këtë e vlerësojë si jo të shëndoshë. Sepse kur të hidhen hapat të tilla më pas duhen të merren edhe disa vendime, të cilat ju obligojnë gjithmonë”.

Ndërkaq në lidhje me incidentin e djegies sëKuranit në Danimarkë nga ekstremistët e djathtë në shenjë proteste ndaj programit të iftarit të organizuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ministrja Wallstrom tha se “Jam kundër çdo lloj fanatizmi. Provokimet e bëra nëpërmjet fesë janë mjaftë të rrezikshme. Ne duhet të gjejmë vendet e përbashkëta të jetesës. Duhet të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe të zhvillojmë kulturën e bashkëjetesës”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne