Sulm i armatosur në Nigeri, 15 të vrarë

Të pakten 15 persona e kanë humbur jetën gjatë sulmeve të armatosura në rajonin e dy provincave në Nigeri.

Simon Ubah Ogaba, zëdhënësi i policisë në Plateau, konfirmoi se në këtë rajon humbën jetën nëntë persona.

Ai theksoi se janë plagosur një numër i madh i personave ndërsa u dogjën më shumë se 20 shtëpi.

Një sulm tjetër i kryer në provincë të Nigerisë ku persona të armatosur në motoçikleta vranë gjashtë, ndërsa plagosën pesë të tjerë.

Përdorimi i motoçikletave në disa provinca është e ndaluar, meqë personat e armatosur në motoçikleta para do kohe kryen sulme në vend./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne