Sulm me armë në SHBA, vriten 2 policë

Pas një sulmi me armë në qytetin McAllen në Teksas të SHBA-së mbetën të vrarë dy policë.

Drejtori i policisë në McAllen, Victor Rodriguez deklaroi se dy punonjësit e policisë u sulmuan me armë në një shtëpi ku ata shkuan pas një denoncimi të bërë.

Rodriguez tha se dy policët humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Ai theksoi se sulmuesi Aldon Caramillo u vetëvra pasi qëlloi punonjësit e policisë. Rodriguez tha se Caramillo kishte precedente penale dhe se kërkohej për akuzat për sulm me armë dhe posedim të lëndëve narkotike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne