Sulm me thikë në gjykatën e Hamburgut, një i plagosur rëndë

Një person është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në gjykatën e Hamburgut mesditën e së martës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve DPA, e cila citon burime pranë policisë.

Pas sulmit agresori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia po zhvillon një operacion masiv për ta arrestuar atë. Hyrja për në gjykatë është bllokuar dhe një helikopter po patrullon zonën. Nuk dihen ende shkaqet që çuan personin të kryente sulmin./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne