Sulm vetëvrasës në një dasmë në Afganistan, mbi 60 të vdekur

Autoritetet në Afganistan konfirmuan sot se mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe thuajse 200 të tjerë janë plagosur në sulmin vetëvrasës mbrëmë vonë në një dasmë në kryeqytetin Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi, për AA tha se sulmi vetëvrasës në sallën e dasmave Dubai City në rrugën Darul Aman ka shkaktuar kërdi. Ai konfirmoi se gratë dhe fëmijët janë në mesin e viktimave, shumica e të cilëve ishin civilë që morën pjesë në dasmën etnike të komunitetit Shia Hazara.

Pamjet që qarkullonin në mediat sociale tregonin trupa të shpërndarë rreth sallës së dasmave dhe mysafirë duke vrapuar për jetën e tyre.

Sulmi është dënuar gjerësisht nga qeveria afgane dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

Kryengritësit talebanë shpejt mohuan përfshirjen e tyre në sulm.

Sulmi është orkestruar një vit pas sulmit identik vetëvrasës të DEASH-it që vrau 48 nxënës të shkollës së mesme të të njëjtit komunitet Shia Hazara në një institucion akademik në Kabul./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne