Sulmi me vezë ndaj zv/kryeministrit, ambasadori i SHBA: Dhuna s’ka vend në demokracinë e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett iu është bashkuar reagimeve pasi aktivistë të opozitës sulmuan me vezë zyrtarë qeveritarë. Përmes një mesazhi në Twitter Kosnett theksoi se nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës.

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, qofshin ato armë, gaz apo vezë”, shkroi ambasadori.
“Kjo nuk është shaka, dhe ata që përdorin dhunën apo e motivojnë atë duhet të konsiderojnë dëmin që i bëjnë reputacionit të Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

Javën e kaluar aktivistë të AAK-së sulmuan me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hergovines, pasi po diskutohen mundësitë e heqjes së saj.
/BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne