Bota

Sulmohet ne SHBA Shtëpia e Bardhë (VIDEO)

Një kamionçinë ka tentuar të futet në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte duke thyer barrierat e sigurisë. Në timonin e saj qëndronte një grua e cila është ndaluar nga shërbimet sekrete. Në një sqarim të autoriteteve thuhet se “një person i vetëm në makinë tentoi të thyejë barrierat e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë”. Identiteti i gruas nuk dihet ende. Makina e saj u përplas me një nga barrierat. Nuk ka persona të lënduar.

Nuk ka pasur të shtëna. Presidenti Trump ka qenë në zyrë në momentin e incidentit duke zhvilluar një takim me kryeministrin australian Malcolm Turnbull. Gazetarët që ndodheshin në sallën e medieve thanë se panë agjentë të vraponin. Shtëpia e Bardhë u mbyll ndërsa siguria u vu në nivelin më të lartë.

OPINIONE

INTERVISTA