Taksa e pronës, qytetarët e Tiranës do paguajnë 6.4 mln euro më shumë…

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në rrjet ka reaguar lidhur me taksat që paguajnë qytetarët shqiptarë. Spahiu shprehet se në 6 vitet e qeverisjes së Rilindjes janë rritur taksat, duke rënduar situatën financiare të individëve dhe bizneseve.

Në këtë kuadër, Spahiu shkruan se vetëm nga taksa e pronës, qytetarët e Tiranës do të paguajnë 6.4 mln euro më shumë, ndërkohë që Bashkia nuk kursen duke blerë 200 mijë euro dron dhe aparate fotografike.

Postimi i Përparim Spahiu

Një nga parimet bazë të taksave është dhe aftësia apo mundësia e individëve e bizneseva për të paguar.

Në 6 vite qeverisje alla Rilindje, kryefjala ka qenë vetëm rritja e taksave, pa menduar asnjëhere se sa rëndohet situata financiare e individëve apo bizneseve. Rënia e konsumit, ulja e të ardhurave nga TVSH, tregues bazë e një situate të vështirë financiare për ta.

E tillë është dhe llogaritja ndryshe e taksës së pronës për banorët e Tiranës.

6.4 milion euro më pak për individë e biznese dhe më shumë për ata që nuk kursejnë 200 mijë euro për blerje dronësh dhe aparatesh fotografikë, si nevojë e propagandës së Kryetarit të Bashkisë./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne