“Të fillojnë përgatitjet elektorale”, çfarë tha Lulzim Basha në mbledhjen me krerët e PD-së

Situata politike në vend ka qenë në fokus të mbledhjes së Kryetarit të PD me kryetarët e partisë në rrethe. Pas raportimeve për përmbushjen e detyrave për organizimin e partisë, që janë realizuar në periudhën Korrik- Shtator, të tjera detaje mësohen rreth aksioneve të ardhshme të selisë blu.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se kryedemokrati, Lulzim Basha ka theksuar se partia që ai drejton, duhet te fillojë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksionin politik.

“Vendi është në një krizë të thellë shumëpalëshe dhe detyra e PD dhe opozitës është te angazhohet seriozisht për te qene pranë njerëzve dhe për t’i hapur rruge perspektives europine te Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës ne vend, qe kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet për zgjedhjet e lira dhe te ndershme”-mësohet të ketë thënë Basha.

Gjithashtu bëhet me dije se pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtab ky që më pas do te shtrihet në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.

“Puna do të përqendrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të Qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”- ka theksuar Basha, bëjnë të ditur burimet.

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka paraqitur Kryetarëve të Degëve një kalendar të qarë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta. Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne