Teatri/ Bujar Asqeriu përgënjeshtron Ramën: S’kam thënë që të shembet, gabimi më i madh është…

Aktori Bujar Asqeriu ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, i cili ditën e djeshme, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, vuri vijën e barazisë mes tij dhe grupit të artistëve që jan rreshtuar pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

I kontaktuar në rrugë telefonike nga e përditshmja “Panorama”, Asqeriu, është shprehur se deklaratat e tij kanë dalë nga konteksti, pasi në publikimin e kreut të qeverisë, janë  marrë fraza të shkëputura nga ligjëratat e tij të para më shumë se një viti. “Ky ka qenë një qëndrim i kahershëm imi, publik, para mediave dhe publikut, ndërsa Kryeministri kap fraza të shkëputura të miat dhe i lidh. Unë kam kërkuar që me çështjen e Teatrit të merren arkitektët. Asnjëherë nuk e kam përmendur fjalën shembje, kam thënë që të flasin arkitektët.”- edhe pse zor se mund t’ju atribuosh vulën e vërtetësisë arkitektëve, të cilët mund të jenë të anshëm dhe jo luajal.

Asqeriu ka qenë një prej qendrestarëve më të zëshëm kundër shembjes së TK-së, madje në një debat të transmetuar “live” me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, iu drejtua i shpenguar dhe me moskokçëarje titullares: Duajeni Teatrin zonja Ministre, nuk bëhet me po***ë teatri, por me lekë”. Gjithashtu, asokohe Asqeriu mbajti një deklaratë të ndjerë që u përhap dhe u duartrokit në formë virale, ku vinte theksin tek shpërfillja dhe nëpërkëmbja e politikës ndaj artit, gjë që kishtë çuar për pasojë edhe në degradimin e një prej godinave më të rëndësishme të jetës kulturore./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne