“Teatri, lojë 200 mln euroshe”, Basha: Ja plani Rama-Veliaj-Mafia

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar çështjen e Teatrit Kombëtar një “lojë” 20 milionë euroshe. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se hajduti psiqik Edi Rama nuk ka asnjë interes për teatrin e ri pa kulla.

Sipas Bashës, afera me teatrin është për kullat dhe për të futur në xhep plot 200 milion euro, teksa ka publikuar edhe një video, ku sipas tij përshkruhet plani Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.

“Puna e Teatrit është “loja” 200 milionë euro! Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.

Ndiqni më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha./gsh

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne