Teherani përshëndeti ndërtimin e murit në kufirin me Turqinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit ka përshëndetur planet e Turqisë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit turkoiranian, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përshëndesim çdo nismë që ka për qëllim që kufijt mes dy vendeve t’i bëjë të sigurtë”, tha sot në Teheran, Bahram Ghasemi, zëdhënësi i ministrisë iraniane.

Ai shtoi se autoritetet turke tashmë kanë informuar Teheranin për ndërtimin e murit, duke theksuar se muri do të ngritet në anën turke të kufirit.

“Siguria e kufirit është çështje e rëndësishme për ne dhe për Turqinë”, konstatoi Ghasemi. Fikri Isik, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, javën e kaluar deklaroi se ndërtimi i murit ka për qëllim përmirësimin e sigurisë rajonale.

Ergun Turan, drejtor i Drejtorisë turke për ndërtim të ndërtesave publike (TOKI), theksoi se me sukses ka përfunduar tenderi për ndërtimin e murit 144 kilometra të gjatë, duke shtuar se faza e parë e punës së projektit do të fillojë në tetor të këtij viti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne