Tërmet me magnitudë 3.1 në Durrës, qytetarët: Kishte zhurmë të frikshme

Qytetarët e Durrësit i kanë ndjerë lëkundjet e një nate më parë, pavarësisht shkallës së ulët të goditjes së tërmetit.

Dhe për ta treguar këtë, shumë prej shqiptarëve janë drejtuar për tek aplikacionet që tregojnë mbi të dhënat e tërmeteve dhe kanë lënë komentet e tyre.

“Kishte zhurmë të frikshme. U lëkund paksa,”– shkruan njëri.


Pothuajse pesë muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka u drodh sërish një natë më parë. Mesnatën e kaluar, një tjetër tërmet ka goditur Durrësin.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti me magnitudë 3.1 të shkallës righter ishte me epiqendër detin Adriatik në Durrës dhe me 82 kilometra thellësi.

Nuk u raportua për dëme materiale apo në njerëz./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne