Tërmeti 6,4 ballë Rihter godet Tajvanin

Një hotel dhe një urë u shembën pas një tërmeti me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihte që goditi të martën pjesën lindore të Tajvanit, theksuan autoritetet e ishullit.

Bëhet e ditur se deri më tani 4 persona kanë vdekur dhe mbi 225 të tjerë janë plagosur.

“Tërmeti u regjistrua në orën lokale 23:50 rreth 21 kilometra në veriperëndim të portit të Hualien”, theksoi instituti gjeologjik amerikan USGS.

Sipas medias lokale disa ndërtesa janë shembur dhe 30 persona kanë mbetur të bllokuar në hotelin e prekur.

Qeveria tajvaneze, duke cituar shërbimet e zjarrfiksve, shtoi se edhe një hotel tjetër ishte dëmtuar gjithashtu dhe bëri të ditur se nuk ka informacion në lidhje me 145 persona të cilët mendohet të jenë nën rrënoja./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne