Tërmeti/ Arben Ahmetaj: Do të ndërtojmë qyteza, banorët e dëmtuar të aplikojnë nëpër bashki

Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj në një dalje publike për mediat ka sqaruar sesi do të veprojë qeveria për të ndërtuar qytezat e premtuara. Ahmetaj shpjegoi procedurën, ndërsa ka vlerësuar se qeveria nuk ka lënë asnjë banor pa strehë.

Që nga data 26 nëntor, kemi vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpinë ose shtëpitë e tyre u përcaktuan si ta pabanueshme. Bonusi i qirave bën të mundur, që deri në kthim në shtëpi, të mund të jetojnë në shtëpi me qira dhe më datë 2 janar, kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonat e emergjencës, që të gjithë kryetarët përkatës të bashkive të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, të cilave kryeministri iu është referuar në vazhdimësi, që janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin. Për 25 deri 20 ditë do të kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë ku është përcaktuar ku ka dëmtime, kryesisht në Shqipërinë e mesme, por edhe në Lezhë e Kamzë, pra të gjitha këto bashki janë të detyruara brenda afatit që ka kërkuar kryeministri të sjellin verifikimet e tokave ku do ndërtohen banesat individuale, qytezat urbane siç jemi referuar në ligj të posacëm”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti që të aplikojnë pranë bashkisë ose njësive bashkiake në Tiranë.

“Është hera e parë që kemi një ligj të posacëm për një situatë emergjente. Kemi procedurat përkatëse për programin e rindërtimit. Nesër ka një takim të posacëm me kryearët e bashkive, ku do të bëjmë një listë të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme ose banesa që kanë nevojë për rikonstruksion. Në bazë të vendimit, duke nisur nga nesër, kryetarët e bashkive duhet të ngrenë platformë aplikimi për qytetarët. Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë. Ju lutem, të gjithë familjarëve që banesat e tyre janë quajtur të pabanueshme ose të dëmtuara, të mund të drejtohen në institucione, kudo të bëhet financimi përmes njësive vendore ose entiteteve që do të autorizohen nga Këshilli i Ministrave. Ky është vendim shtyllë, sepse detyron të gjitha bashkitë që në bazë të tokave që do të caktojnë (ne kemi rekomanduar tokat shtetërore) për 30 ditë tokat ku do të ndërtohet. Pa këto, nuk kalohet dot tek rindërtimi.  Ne nuk kemi lënë asnjë qytetar jashtë. Do të bëhen edhe rikonstruksione në bazë të dëmtimeve dhe do kemi grante për këtë gjë”, deklaroi ministri Ahmetaj./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne