Tërmeti/ Edi Rama: Sot do të shkoj në Samitin e NATO-s në Londër, ja çfarë do të kërkoj

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë tha se do të niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ai pohoi se do të angazhohet personalisht për të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare me qëllim përballimin e pasojave të tërmeti të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.

“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë.

Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakajn sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtare dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik.

Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll”-tha Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne