Thirrje për tu përballur me sulmet e regjimit sionist në xhaminë Al Aksa

Klerikët fetarë ne qytetin Kuds, u kanë bërë thirrje palestinezëve që të mblidhen në xhaminë Al Aksa, për tu përballur me sulmet e regjimit sionist.

Me anë të një njoftimi, klerikët fetarë të Kodsit, vendimin e qeverisë së regjimit sionist për të lejuar futjen e deputetëve izraelitë në xhaminë Al Aksa e kanë quajtur veprim provokues dhe të jashtëligjshëm. Klerikët fetarë theksuan se xhamia Al Aksa u përket myslimanëve dhe sulmet dhe agresionet e regjimit sionist nuk u jep asnjë të drejtë sionistëve kundrejt xhamisë Al Aksa. Sionistët për të realizuar objektivat e tyre, vazhdimisht sulmojnë xhaminë al Aksa dhe simbolet islamike të myslimanëve. Sulmet e regjimit sionist prej 2015-ës kundër Kodsit, deri tani kanë marrë jetën e 350 palestinezëve dhe kanë plagosur dhe arrestuar me qindra të tjerë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne