TRADHTIA NUK FALET

Agim Kasemi

E vetmja gjë që Vladimir Putin nuk e fal, dhe këtë e ka thënë shpesh e hapur, është tradhtia ndaj atdheut. Në Rusi, tradhtitë, prapaskenat dhe thyerja e besimit shtetëror kanë pasur gjithmonë një përfundim të rëndë. Jo nga sadizmi i pushtetit, por nga një logjikë e ftohtë shtetërore: shteti nuk mbijeton ndryshe.

Rasti i Evgenij Prigozhin është shembulli më i qartë. Një njeri që kontribuoi ndjeshëm në atë që Moska e quan operacioni special ushtarak, por që në momentin kur kërkoi të marshonte drejt Moskës, kaloi vijën e kuqe. Nga ai çast, gjithçka që kishte bërë më parë humbi çdo vlerë. Tradhtia nuk kompensohet me merita. Në logjikën e shtetit, ajo fshin gjithçka.

Kjo nuk është as risi, as specifikë ruse. Edhe Enver Hoxha veproi mbi të njëjtin parim: shteti mbrohet vetëm me dorë të hekurt, sepse përballë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, toleranca shndërrohet në vetëvrasje politike. Historia, sado e debatueshme të jetë, e ka treguar se pushtetet e buta bien më shpejt se ato të ashpra.

Sa i përket Venezuelës, nuk jam në gjendje të gjykoj saktësisht se çfarë ndodhi. U shit Nicolás Maduro, apo e shitën Maduron, në thelb ka pak rëndësi. Ajo që ka peshë reale është fakti se tradhtia, dhe jo ndonjë zotësi e jashtëzakonshme amerikane, prodhoi atë që pamë sot.

Historia na mëson një gjë të thjeshtë, por të hidhur: perandoritë dhe shtetet nuk rrëzohen nga armiku i jashtëm, por nga çarja e brendshme. Dhe kur ajo çarje quhet tradhti, asnjë shtet serioz nuk e fal./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne