Bota Sociale

“Tradita është e rëndësishme për ne”, qyteti në Suedi ndalon valëvitjen e flamujve të LGBT-së në ndërtesat publike

Një komunë në Suedi ka vendosur që të heqë flamujt e LGBT-së të ngritura në ndërtesat publike, pasi partitë konservatore morën këshillin e qytetit.

Qyteti i Solvesborg në Suedinë juglindore ka votuar për ndalimin e ngritjes së flamurit të ylbertë në bashkinë e qytetit, që ngrihej çdo gusht gjatë festivali vjetor me temë LGBT-në në kryeqytetin e vendit.

Tani e tutje, vetëm flamujt lokal dhe kombëtar lejohen në ndërtesat publike, shkruan “RT“.

Ideja për të valëvitur flamurin e ylbertë u prezantua në vitin 2013, kur këshilli i qytetit drejtohej nga Social Demokratët e qendrës së majtë. Por tani qyteti kontrollohet nga Demokratët Suedezë konservatorë (SD) dhe tre parti të tjera të kahut të djathtë, të cilët vendosën të rishikojnë kodin lokal të flamurit.

“Tradita është e rëndësishme për ne dhe unë e di se shumë nga banorët tanë të vjetër ndajnë këtë pikëpamje”, kryetarja Louise Erixon.

Që kur legalizoi martesat e të njëjtit seks në vitin 2009, Suedia konsiderohet të jetë një vend kryesisht liberal dhe miqësor për LGBTQ-të. Sidoqoftë, Solvesborg me rreth 9,000 banorë shpesh përshkruhet në media si një shembull i konservatorizmit./hashtag

OPINIONE