Trafikonin shtetas shqiptarë në SHBA, Kanada e Angli, 51 të pandehur në gjykatë

Plot 51 persona jane ne gjykate si te pandehur, pas perfundimit te hetimeve te prokurorise se Krimeve te Renda per operacionin “One if by land”.

Prokurori Eugen Beci ka dorezuar dosjen me 95 fashikuj ne gjykate ku pjese jane dhe 450 CD me pergjime dhe materiale te tjera.

Keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptare drejt Shteteve te Bashkuara, Kanadase dhe Anglise kundrejt shumave qe varionin nga 30 mije dollare per ne Amerike dhe Kanada deri ne 10 mije paund ne Angli.

Mbi te gjithe te pandehurit rendojne akuzat e trafikimit te qenieve njerezore ne kuader te grupit te strukturuar kriminal.

Gjate operacionin u shkaterruan 7 grupe kriminale qe vepronin ne Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjese e operacionit ishin  autoriter amerikane dhe kanadeze./panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne