TRAGJIKOMEDIA E ARSIMIT…!

Savash VELIU

“Kur shkollat organizojnë festa shtrigash të globalizuara ku simboli qëndror është kungulli, nuk kemi pse ankohemi pse po rrisim një brez kungujsh”.

… Këtë e thotë Ergys Mërtiri një atdhetar ibrengosur, por unë do të shtoja pyetjen përse ca ‘festa’ festohen si pjesë earsimit që ska të bëj fare me gjenetikën e arsimimit të nxënësve, as nga afër eas nga larg.

Çka kanë të përbashkët degjenerimet e ca shoqërive tëdegjeneruar që promovojnë në mjediset tona kësi lloj dreqnije pa asnjë piktakimme vlerat e traditave tona si shoqëri e shëndetshme ku me siguri dëshirohet tëarrihet ngulitja e bestytnive jocivilizuese në kokat e njoma të fëmijëve tanë njëtentative e injektuar si delirium në forma të ndryshme shoqërisë të cilës i promovohensi vlera brenda hapsirave shkollore, në vitet e fundit!?

Është çudi se si Ministria e Arsimit humb kohë megjëra të kota (të padobishme) të disfavorshme ndaj nxënësve, stafit arsimues sidhe ndaj prindërve që si shoqëri bashkë  jemiritur me tradita të pastra kombëtare dhe fetare larg fantazmagoravedegjeneruese që më sjell në mendje se ndoshta shteti kështu don të argëtoj stafinarsimuesë duke ia humbur kohën dhe vemendjen larg problemeve të grumbulluara samalet e Sharrit përplotë halle e brenga të pazgjidhura ekonomiko-sociale derisanë anën tjetër bën përpekje të shpëtoj veten me ‘reforma elektroadministrative’si ngjyrosje fasadës së dërmuar me dekada të lënë larg marginave të profesionalizmitqë në vend tu ofronte nxënësve mësim kabinetik si shërbim më profesional e më kualitativ me mësimnxënje praktike gjatëprocesit mësimor ajo merret me kotësi.

Në çdo shoqëri të ngritur Arsimi është Sistemi që prezantonnjërën nga tri shtyllat esenciale të shtetformimit shoqëro-politik siinstitucion më i thirur të ngrit nivelin e vetdijes shoqërore mbi vlera tëdijes intelektuale duke i siguruar vizione largpamëse ndaj të ardhmes si shoqërie zhvilluar me arsimimë të nivelit akademik. Por siç shihet, mjerisht ky sistemka degraduar tërësisht autoritetin e arsimdhënësit në sytë e shoqërisë… derisanë anën tjetër bën  fushata të rrepta ndajpromovimeve të librave brenda tempullit të dijes, gjegjësisht brenda shkollaveduke kërcënuar stafin arsimues me sanksione gjobitëse deri në largim prej detyrëssë punës, por ndërkohë pa hezituar fare lejon shitjen legale të ‘tava tenxhereve’në zyrat e arsimtarëve që të jep një panoram të kujtosh se je në panagjur tëndonji varoshi, veprim që slidhet me procesin arsimor (me mendjen e shëndosh).

Po ky sistem arsimues ishte ai ‘vigjilenti’ që e degradojautoritetin e arsimdhënësit si faktor prodhues të kuadrove profesionale mbi lëmitëjetsore, tani arsimdhënësi kështu i lënë patos e i përbuzur nga aspektiekonomik dhe professional arriti shteti tia dizajnoj edhe standardin jetësor dukee prangosur në një pagë mujore nënçmuese me një rritje prej vetëm 5% sikur të bëhetfjalë për personat të pensionuar pasiv jashtë mësimit aktiv. Sërish sindikata SASHKU nuk na befasoj sepse si çdo herë ajo arriti qëllimin e vet, poashtu edhe Qeveria mbështeti vullnetin e tij në tavolinë kurse të zhgënjyer mbeten vetëm arsimdashësittë lënë zvarrë në mes të udhëkryqit duke pritur për ditë më të mira.

Dhe kështu arritëm te thënia… ”Për të shkatërruar njëkomb, nuk ka nevojë për bombë atomike apo për raketa me rreze të gjatë veprimi.Mjafton të ulni nivelin e Arsimit”, thotë Mustafa Islamoglu.

… Të përfundojmë me një thënie tejet të qëlluar; ‘’Arsimimii pa shoqëruar me vlera dhe autoritet personal, sado i vlefshëm, duket më shumësi mjet për ta bërë njeriun një djall më të mençur antivetvetes./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne