Trashëgimtari saudit analizon shkarkimin e Xhubair: ka qëndrime shumë të ashpra kundër Iranit

Instituti Stratfor duke cituar burime të huaja njoftoi se Muhamed Bin Selman, trashëgimtar i Arabisë Saudite po analizon shkarkimin e ministrit të jashtëm dhe zëvendësimin e tij me një ministër të ri.

Kjo qendër deklaratën e fundit të Muhamed Xhavad Zarif lidhur me vizitat në ambasadat dhe godinat diplomatike të të dy vendeve e ka quajtur një lloj pajtimi mes dy vendeve. Ndërkohë janë përhapur lajmet se trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite në vend të Adel Xhubair për postin e ministrit të jashtëm ka zgjedhur vëllain e tij të vogël 28 vjeçar Khaled Bin Selman. Sipas Stratfor, Bin Selman ka akuzuar ministrin aktual Xhubair për qëndrime shumë të ashpra kundër Iranit dhe për këtë ka menduar shkarkimin e tij nga posti i ministrit të jashtëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne