Shqiperia

Tre protestuesit e ‘Astirit’ në qeli, Basha: Në burg duhet të ishte Rama

Pasi gjykata la në burg 3 protestuesit që u arrestuan pasi bllokuan rrugën tek “Astiri”, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha sulmoi Ramën, ndërsa shtoi se në vend të tre baballarëve, në burg duhet te ishte kryeministri.

Po ashtu Basha njoftoi se sot në orën 18:00 të bashkohet protestës në krah të banorëve te Unaza e Re.

“Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik”, shkruan Basha./balkanweb