Tre persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një kamion hipi në një trotuar në Stokholm duke përplasur një turmë njerëzish, para se të përplasej me një qendër tregtare, ka konfirmuar policia suedeze.
Incidenti ndodhi këtë të premte në qendër të Stokholmit, pranë Queen Street, pak para orës 15:00, sipas orës lokale.
Autoritete kanë bërë me dije se po e trajtojnë incidentin si një sulm të mundshëm terrorist.
Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha se të gjitha detajet e tregojnë se incidenti ishte një “sulm terrorist”.
I dyshuari është arrestuar, tha kryeministri në një konferencë për shtyp.
Policia suedeze ka lëshuar një paralajmërim për të shmangur qendrën e qytetit të Stokholmit. Të gjitha shërbimet e metrosë në Stokholm janë mbyllur, raporton agjencia suedeze e lajmeve TT.
“Isha në rrugën kryesore, kur një kamion i madh doli nga askundi. Nuk mund të shihja nëse dikush po e drejtonte, por di që mjeti doli jashtë kontrollit. Pashë se shtypi të paktën dy persona”, tha një dëshmitar./Syri