Trump postoi një përmbajtje nga bashkëpunimi i Obamas me PKK-në në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në llogarinë e tij në Twitter postoi një përmbajtje për bashkëpunimin e ShBA-së me PKK-në e jo me kurdët në Siri, e mbetur nga periudha e ish-Presidentit Barack Obama.

Trump në llogarinë e tij në Twitter i postoi përkrahjet që Michael Doran, Specialist i Lartë për Lindjen e Mesme në Institutin Hudson i jepte vendimit të ShBA-së për Sirinë.

Presidenti Trump i ripostoi mesazhet e Doran-it, ku ai thoshte se “Gjatë periudhës së Obamas ne nuk bashkëpunuam me kurdët, por me PKK-në, armikun e Republikës së Turqisë që është aleate e jonë. Me këtë politikë ne mbillnim farat e luftës mes Turqisë dhe PKK-së dhe në të njëjtën kohë e hidhnim Turqinë në krahët e Rusisë”.

Trump duke përdorur një video të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) nga një panel që u mbajt në janar 2018, në të cilin pjesëmarrës ishte edhe Doran, shkroi: “A jeni të befasuar nga ajo që shihni në veri të Sirisë? Unë po. Në janar 2018 e shpjegova dilemën e imponuar nga Obama në lidhje me Turqinë”.

Postimet në fjalë brenda një kohe të shkurtë u pëlqyen dhe u ripostuan mijëra herë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne