Turkofobi Alon Ben-Meir sulmon Erdoganin: Ndihmat janë pjesë e axhendës

COVID-19 ka sjellë një krizë ekonomike në të gjithë vendet e botës, por ajo që vihet re këto dië është fakti se islamofobët, turkofobët dhe ateistët janë vënë në lëvizje. Turkofobi Alon Ben-Meir ka sulmuar fuqitë e mëdha të botës si Rusia, Kina dhe Turqia duke I kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mos ftojnë këto vende të zhvillojnë projekte nacionale, siç janë impiantet kryesore të energjisë ose rrjetet e autostradave, përmes të cilave ata mund të ushtrojnë ndikim të padrejtë politik dhe ekonomik dhe se BE është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë.

Por me kryesorja është se turkofobi ka sulmuar Turqinë në kohën e pandemis duke I quajtur ndihmat e Erdoganit si pjesë të  axhendës së tij mëkatare për të dominuar vendet e Ballkanit.

Ja statuset e tij në facebook:

“Qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të zhvillojnë marrëdhënie tregtare dhe miqësore me njëra-tjetrën, dhe të kufizojnë ndikimin e fuqive të mëdha si Rusia, Kina dhe Turqia, prania e të cilave në të dy vendet po rritet ndjeshëm. Ata nuk duhet t’i ftojnë këto vende të zhvillojnë projekte nacionale, siç janë impiantet kryesore të energjisë ose rrjetet e autostradave, përmes të cilave ata mund të ushtrojnë ndikim të padrejtë politik dhe ekonomik. BE është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë.”.

“Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka dërguar ndihmë mjekësore që përfshin maska ​​dhe komplete provash në aeroplanët e ngarkesave ushtarake për në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën. Liderët e shteteve të Ballkanit duhet të mbajnë në mendje se gjithçka që bën Erdogan është një pjesë e axhendës së tij mëkatare për të dominuar vendet e tyre”./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne