Turqi – 33 të vdekur nga orteku në Van

Orteku ka mbuluar ekipet e kërkim-shpëtimit që ishin duke punuar për të gjetur 2 persona, të izoluar të martën në mbrëmje brenda një furgoni nën ortek në qytezën Bahçesaray të Vanit.

Në punimet që vazhdojnë ende janë shpëtuar më shumë se 30 njerëz dhe janë gjetur kufomat e 33 të tjerëve.

Prefekti i Vanit, Mehmet Emin Bilmez konfirmoi vazhdimin e punimeve për të shpëtuar edhe 10-15 persona të tjerë, që mendohet se ndodhen nën ortek.

AFAD njoftoi se në të njëjtin vend brenda 24 orëve kanë rënë dy ortekë.

Nga agjencia bëjnë të ditur se në zonë janë dërguar 59 ekspertë të kërkim-shpëtimit, bashkë me 11 automjete.

“Gjithashtu një ekip prej 75 personave të kërkim-shpëtimit të xhandarmërisë dhe ekip kërkim-shpëtimi prej 10 personash të AFAD-it bashkë me dy automjete, si dhe një avion ushtarak nga Ankaraja janë dërguar në rajon”, njoftoi AFAD-i.

Agjencia tha se në rajon janë dërguar ekipe dhe mjete të tjera nga institucionet përkatëse./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne