Turqia dërgon ndihma mjekësore në Palestinë për të luftuar koronavirusin

Në ceremoninë e dorëzimit, organizuar në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor në pushtimin izraelit, morën pjesë ministrja e Shëndetësisë së Palestinës – Mai al-Kaila, ministri i Punëve të Jashtme – Riyad al-Malki, shefi i misionit të përkohshëm të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Jerusalem – ambasadori Ahmet Riza Demirer dhe autoritete palestineze.

Shefi i diplomacisë palestineze, Al-Malki, theksoi se këto ndihma janë shumë të rëndësishme për qeverinë palestineze që të vazhdojë luftën e saj me COVID-19 dhe falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan e qeverinë turke.

“Këto ndihma janë gjithashtu një pasqyrim i marrëdhënies së fortë ndërmjet Presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas dhe Presidentit Erdogan”, shtoi ai.

Avioni i ngarkesave të Linjave Ajrore Turke (THY), i cili transportonte ndihmat në materiale mjekësore të dërguara nga Turqia për Palestinën në kuadër të luftës me koronavirusin e ri, qe ulur më 30 prill në Aeroportin “Ben Gurion” në afërsi të kryeqytetit Tel-Aviv të Izraelit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne