Bota

Turqia dhe Rusia zhvillojnë patrullimin e parë të koordinuar në Tell Rifaat të Sirisë

Turqia dhe Rusia kanë kryer patrullimin e tyre të parë në qytetin sirian Tell Reifat, tha  Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë.

“Forcat e armatosura turke dhe ruse kanë zhvilluar patrullimin e parë të ndarë dhe të koordinuar në zonën e qytetit Tal Rifat, për të mbështetur armëpushimin dhe për të siguruar stabilitet si dhe për të parandaluar sulmet ndaj forcave tona, në kuadrin e marrëveshjes së negociuar paraprakisht”, tha Ministria e Mbrojtjes në një postim në Twitter.

Për tre vitet e fundit, Tell Rifaat ka qënë i pushtuar nga YPG / PKK, e cila territorin midis Tell Rifaatit dhe Manbijit e ka quajtur “kantoni Shahba”.

YPG / PKK e pushtoi Tell Rifaatin në vitin 2016 me shpresën e lidhjes së Afrinit me zonat nën kontrollin e saj në lindje të lumit Eufrat, duke krijuar kështu një zonë ndikimi përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE