Turqia kërkon më shumë përpjekje nga shoqëria ndërkombëtare kundër ksenofobisë dhe islamofobisë

Turqia u bëri thirrje të gjitha vendeve për të bërë më shumë përpjekje në luftën kundër ksenofobisë dhe islamofobisë.

Zëvendësministri i Jashtëm dhe kreu i departamentit për Bashkimin Evropian, Faruk Kaymakci mbajti një fjalim në mbledhjen e 43-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që po zhvillon punime në Zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës.

Kaymakcı nënvizoi se sulmi terrorist racist i organizuar në dy kafene në Gjermani natën e 19 shkurtit, ku vdiqën 9 persona, përfshirë 4 turq, është një tregues serioz i rritjes së ksenofobisë dhe islamofobisë në të gjithë botën.

Gjatë fjalës së tij Kaymakcı ftoi të gjitha vendet të luftojnë së bashku kundër islamofobisë dhe racizmit së bashku, ndërsa për luftimet në rajonin e Nagorni Karabakut tha se ato mund të marrin fund vetëm nëse respektohen sovraniteti dhe tërësia territoriale e Azerbajxhanit.

Ai paralajmëroi se sulmet e regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit në Idlib të Sirisë, ndërsa rikujtoi se më shumë se 1800 civilë janë vrarë në sulmet e regjimit që nga maji 2019.

Kaymakci theksoi që sipas të dhënave të OKB-së më shumë se 1 milionë civilë u zhvendosën dhe u detyruan të largohen në zonat në afërsi të kufirit të Turqisë.

“Të paktën 300 objekte civile janë bombarduar, përfshirë shkolla dhe spitale. Është thelbësore të ndalohet agresioni i regjimit dhe të sigurohet respektimi i plotë i marrëveshjeve ekzistuese për Idlibin. Ne dëshirojmë të shohim mbështetje më të fortë nga bashkësia ndërkombëtare”, deklaroi Kaymakci./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne