Turqia mbush sheshet e Tiranës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë me sofra iftari

Në iftarin madhështor me rreth 2000 persona të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe me institutin turk “Yunus Emre” morën pjesë ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin e Shqipërisë, Elisa Spiropali, kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Turqi, Ilir Beqja, nënkryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, İsmail Hakkı Turunç, zyrtarë të nivelit vendor si dhe përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme.

 

Pas hapjes me leximin e Kuranit dhe këndimin e ezanit të akshamit nga hafëzi turk, Muhamed Nurullah Kurkan, nënkryetari i Gjysmëhënës së Kuqe, Ismail Hakkı Turunç në fjalën e tij tha: “Kultura jonë pasqyron paqe dhe solidaritet dhe bazuar në këto vlera ne si Gjysmëhëna e Kuqe Turke kryejmë veprimtari humanitare në 36 shtete të botës në bashkëpunim me autoritetet vendore përkatëse në këto momente kur bota ka më shumë nevojë për dashuri. Në një botë ku vdesin çdo ditë 23 mijë njerëz dhe në çdo 8 minuta humb jetën një fëmijë nga etja, ku afërsisht 70 milionë emigrantë të detyruar nga kushtet ekonomike luftojnë për mbijetesë ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim ndërmjet njëri-tjetrit“.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në fjalën e tij vuri theksin në muajin e bekuar të Ramazanit për të frymëzuar që të jemi më vigjilentë ndaj ngjarjeve që po ndodhin në ditët tona. Ai theksoi se Ramazani do të thotë dashuri dhe sinqeritet dhe se ne mund të bëjmë që ky muaj i shenjtë të arrijë qëllimin e vërtetë, duke mos harruar t’i buzëqeshim, të tolerojmë e të respektojmë njëri-tjetrin.

“Për fat të keq, po kalojmë një periudhë të vështirë, ku njerëzimi po mbahet larg tolerancës dhe mirëkuptimit dhe ku dallimet apo diversitetet, të cilat janë pjesë përbërëse e trashëgimisë sonë globale po kthehen në objekt konfliktesh. Sulmet terroriste që ndodhën në muajt e fundit në Zelandën e Re dhe në Sri-Lankë, veçanërisht sulmet brutale kundër xhamive në ShBA, Kanada si dhe në Evropë, na tregojnë madhësinë e kërcënimit të paraqitur nga ky konflikt“, tha Yörük.

Ai më tej tha se “Fatkeqësisht shohim se fenomene si anti-islamizmi, antisemitizmi, antikrishtërimi, antiemigracioni po ndikojnë gjithë botën. Dhe për fat të keq partitë politike të krahut ekstrem të djathtë, populiste dhe polarizuese që përdorin këtë gjuhë urrejtjeje depërtojnë në qendër të politikës. Ata i udhëheqin masat e papërgjegjshme drejt qëllimeve konfrontuese dhe jondërtuese. Por le të mos harrojmë se për sa kohë që ne jemi të bashkuar do të forcohemi kundër këtyre fenomeneve çdo ditë e më shumë”.

Ndërsa në fund të iftarit, këshilltari për çështjet fetare, pranë ambasadës turke në Tiranë, Bekir Yanılmaz mbajti një dua-lutje…/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne