Turqia notë diplomatike Islandës për sjelljen e keqe ndaj kombëtares turke

Turqia do ti dërgojë Islandës një notë diplomatike që dënon sjelljen ndaj ekipit të kombëtares turke kur mbërriti në Islandë duke i nxjerrë probleme gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin Keflavik.

Raportohet se nota diplomatike Islandës do ti përcillet nëpërmjet Ambasadës turke në Oslo (Norvegji), e cila është e akredituar edhe për Islandën pasi në këtë vend Turqia nuk ka përfaqësi diplomatike rezidente, sipas parimit të reciprocitetit.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do ta bisedojë çështjen në telefon me homologun e tij islandez./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne