Turqia përsërit kërkesën për ekstradimin e liderit të FETO-s

Në kontaktet që pati në Uashington ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gyl përsëriti edhe një herë kërkesën për ekstradimin e Fetullah Gylenit, kreut të organizatës terroriste (FETO).

Takimin me homologun e tij amerikan, William Barr si dhe kontaktet e tjera ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) i vlerësoi në një bashkëbisedim me gazetarët turq në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Uashington.

Fillimisht mora pjesë në aktivitetin e organizuar në Nju-Jork me rastin e “Ditës Turke”, pastaj vizitova xhaminë e sulmuar me zjarrvënie në New Haven, tha ministri Gyl duke shprehur kënaqësinë e madhe që takohet me qytetarët turq që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Duke vlerësuar takimin që kishte pasur me Sekretarin amerikan të Drejtësisë, William Barr, ministri Gyl tha: “Biseduam për bashkëpunimin në lidhje me ndihmën e ndërsjellët juridike në çështjet penale ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) si dhe për konventat ndërkombëtare. Ishte një takim shumë produktiv dhe i dobishëm. Shpresoj që të kemi rezultate të mira”.

Gjithashtu biseduam edhe për procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO,- nënvizoi Gyl dhe shtoi:

“Duke u nisur nga konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet që kanë firmosur Turqia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhej të ishin hedhur disa hapa deri tani në drejtim të ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO. Për ne është e papranueshme që deri më tani nuk është bërë asnjë përparim në lidhje me këtë çështje. Në mënyrë të veçantë ne nuk mund të pranojmë faktin që provat, dokumentet dhe kërkesat për ekstradim që autoritetet gjyqësore turke ua kanë dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShbA) nuk u janë përcjellë autoriteteve kompetente, pavarësisht se ato kanë mbërritur me kohë në ShBA”, theksoi ministri Gyl.

“Turqia kërkon një gjë që duhet të ekzistojë në një shtet ligjor; kërkon realizimin e ekstradimit të Gylenti dhe ekzekutimin e letërporosive që kanë dërguar autoritetet gjyqësore turke”, shtoi ai.

Me këtë rast, sqaroi ministri i Drejtësisë, ne shprehëm edhe një herë fuqishëm pranë autoriteteve amerikane tezat e Turqisë në lidhje me FETO-n, dhe këtë gjë ne do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në ardhmen, vijoi ai.

Duke folur për proceset e ndihmës së ndërsjellët juridike mes Turqisë dhe ShBA-së, ministri Gyl tha se në kohë të ndryshme kërkesat që i kanë ardhur Turqisë nga ShBA-ja në lidhje me këtë lloj ndihme janë ekzekutuar dhe përmbushur në kuadër të legjislacionit në fuqi dhe të njëjtën gjë ne presim të ndodhë edhe nga pala amerikane, përfundoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne