Turqia pezullon të gjitha fluturimet për pasagjerë me Italinë, Korenë e Jugut dhe Irakun

Përmes një komunikate të shkruar, Koca dha informacione mbi masat e vendosura nga Turqia kundër epidemisë COVID-19.

Duke theksuar se po vazhdojnë të marrin çdo masë të nevojshme për ta mbrojtur Turqinë me kujdes maksimal nga sëmundja infektive e koronavirusit të ri, e cila u shfaq fillimisht në Kinë dhe më pas u përhap në 56 shtete të ndryshme brenda një kohe të shkurtër, ministri turk i shëndetësisë rikujtoi se më parë kanë ndërprerë trafikun ajror me Kinën e Iranin dhe më pas gjithashtu kalimet rrugore e hekurudhore me Iranin.

“Në bazë të propozimit të Këshillit Shkencor dhe në koordinim me Ministrinë e Transporti dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Tregtisë, ne vumë në zbatim edhe një tjetër masë të re. Janë pezulluar të gjitha fluturimet vajtje-ardhje për pasagjerë në linjat Turqi-Itali, Turqi-Kore e Jugut dhe Turqi-Irak si masë kundër epidemisë së koronavirusit të ri duke filluar që nga mesnata e 1 marsit. Po ashtu janë mbyllur për kalimin e mjeteve dhe pasagjerëve edhe kufijtë tanë tokësorë me Irakun. Kjo praktikë është e përkohshme dhe në varësi të rrethanave aktuale. Në vendin tonë nuk është shfaqur ndonjë situatë shqetësuese deri më sot”, theksoi ministri Koca./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne