Turqia reagon kundër Izraelit: Kundërshtojmë plotësisht ndryshimin e status-kuosë në Al-Aksa

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një njoftim për shtyp në lidhje me statusin e Xhamisë al-Aksa.

“Ne kundërshtojmë plotësisht deklaratat e ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Gilad Erdan, në lidhje me ndryshimin e status-kuosë në Xhaminë al-Aksa. Ky është një tregues i një mendësie të zvetënuar.

Është e qartë se çdo aluzion dhe iniciativë për të paragjykuar statusin historik dhe juridik të Jerusalemit do të përkeqësojë më tej tensionin në rajon.

Në fakt, gjatë Bajramit të Kurbanit, shumë palestinezë u plagosën si pasojë e ndërhyrjes së policisë izraelite në Haram al-Sharif teksa ata (palestinezët) përpiqeshin të parandalonin sulmet provokuese të disa grupeve ekstremiste hebraike kundër Xhamisë al-Aksa.

Autoritetet izraelite duhet të nxiten për t’u dhënë fund praktikave të tyre të paligjshme në territoret e pushtuara palestineze dhe për të shmangur veprimet dhe deklaratat e papërgjegjshme që do të rrisin tensionet në rajon”, thuhet në komunikatën e shkruar të MPJ turke.

Ministri i Sigurisë Publike të Izraelit, Gilad Erdan, kërkoi të enjten ndryshimin e status-kuosë në Xhaminë al-Aksa për t’u mundësuar edhe hebraikëve që të kryejnë ritet e tyre fetare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne