Turqia shprehu zemërim për aktin antimusliman kundër xhamisë në Qipron Greke

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) dënuan të dielën varjen e një flamuri bizantin në një xhami në qytetin e Larnaka në Qipron Greke.

Nënkryetari turk Fuat Oktay tha në një postim në twitter, “Administrata Greke duhet të ndalojë inkurajimin e aktiviteteve anti-turke dhe islamofobike që janë duke u skanuar nga disa forca të errëta në jug të ishullit dhe duhet të marrë masa për t’i dhënë fund këtij mentaliteti të sëmurë”.

Ömer Çelik, zëdhënësi i Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë (AK Partia), tha në një postim të tij në twitter se: “Ne e dënojmë me forcë varjen e një flamuri bizantin në xhaminë në fshatin Tuzla në Qipron Jugore. Administrata Greke duhet të ndalojë armiqësinë ndaj Islamit.

“Ata që promovojnë Islamofobinë së shpejti do të përballen me problemet e shkaktuara nga fashistët që i mbrojnë”, shtoi ai.

Duke kujtuar përpjekjen e zjarrvënies në një xhami në Qipron Greke, Presidenti i TRNC, Mustafa Akinci i kërkoi administratës qipriote-greke të mos e lejonte këtë veprim të urryer të mbetej i pandëshkuar.

“Natyrisht ka dikush që shpreson të mbështetet në këtë provokim. Pas përpjekjes së zjarrvënies së xhamisë në Limassol, ky veprim nuk duhet të nënvlerësohet dhe administrata Greke e cila duhet t’I gjejë dhe ndjekë ata që i bëjnë”, tha ai në një deklaratë.

Drejtori i Komunikimit të Turqisë, Fahrettin Altun tha në Twitter se sulmi nuk përputhej me njerëzoren dhe ndërgjegjen.

“Varja e flamurit bizantin në Xhaminë Tuzla në Larnaka na ka goditur shumë dhe të gjithë ata që mbrojnë lirinë e besimit”, tha Altun, duke shtuar se Turqia kërkoi dhënien fund në mënyrë të menjëhershme të sulmeve kundër vendit dhe Islamit dhe ndëshkimin e shkelësve.

Javën e kaluar, Xhamia Köprülü Hacı Ibrahim Ağa në qytetin Limassol u sulmua me kokteje Molotov nga njerëz të panjohur.

Kryeministri qipriot turq Ersin Tatar i bëri thirrje administratës greke qipriote që “të dalë me një deklaratë politike për të ndëshkuar dhe ndaluar aktivitetet antislamike”.

Autoriteti i lartë fetar i TRNC tha që ishte i pikëlluar nga lajmet dhe i kërkoi kryepeshkopit të shpjegonte çështjen./Gazetaimpakt/dailysabah/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne