U qëllua me 5 plumba, Devi Kasmi u hetua për vrasjen e Franc Konomit

Devi, alias Defrim Kasmi, u ekzekutua me pesë plumba mbrëmjen e djeshme në Tiranë në një atentat të tipit mafioz.

Nga pesë të shtënat e autorëve, katër prej të cilëve përshkuan trupin e viktimës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima njihej si person me precedentë penalë dhe se në momentin që u ekzekutua, ne brez kishte dy pistoleta.

Devi Kasmi ka qenë person i hetuar 8 vite më parë për vrasjen e Franc Konomit, një prej atentave më të bujshme në kryeqytet.

Mësohet gjithashtu se Kasmi sapo ishte kthyer nga Spanja dhe nuk përjashtohet një prej pistave ajo e pazareve të drogës atje. 41-vjeçari u qëllua nga dy persona me motor të cilët mbanin në kokë skafandër për të mos u identifikuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne