Shqiperia

Udhëtime me avion privat? Shkëlzen Berisha sulmon keq Ballën

Pas daljes së emrit të tij në çështjen e ‘Xhisielës’, në videon e Fredi Alizotit, Taulant Balla së fundmi akuzohet nga opozita se ka udhëtuar me avion privat disa herë me një të ish-dënuar për trafik droge.

Megjithatë Balla reagoi i qetë duke ‘tundur’ në dorë ‘flamurin’ e kallëzimit në prokurori të deputetit demokrat Ervin Salianji që publikoi disa të dhëna për akuzën e tij.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera?. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruante Balla.

Por pasditen e sotme është përfshirë në debat edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po ashtu ka pasur një çështje me deputetin socialist Taulant Balla.

“Tualetit i takon të udhëtojë me avion privat sepse është funksional për shoqërinë”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Shkelzen Berisha Fb

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE