Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë thirrje të gjithë botës për grevë globale për Gazën

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë i bëri thirrje të gjithë botës që të shkojë në grevë globale për të ndalur sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës nën bllokadë. Unioni ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me grevën globale që do të fillojë sot.

“U bëjmë thirrje të gjithë popujve të botës, kryesisht botës islame, që më 11 dhjetor të nisin një grevë dhe ta vazhdojnë këtë grevë nga të gjitha institucionet, partitë, lëvizjet dhe figurat e rëndësishme të botës derisa të arrijë qëllimin e saj. Shpresojmë që të ndalë luftën e padrejtë dhe të sigurojë shpëtimin e njerëzve të pafajshëm”, thuhet në deklaratë.

Bojkoti i popujve dhe institucionet e bamirësisë i kanë përmbushur detyrat e tyre lidhur me çështjen e ndihmës, por Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka mundur të marrë vendim për ndalimin e luftës, thuhet në deklaratën ku theksohet se “Duke marrë parasysh veton e SHBA-së që anulon miratimin e këtij vendimi nga shtetet, rregullorja e vetos duhet të rishikohet dhe vendimet duhet të merren me votën e shumicës absolute”.

“Si union, ne u bëjmë thirrje vendeve të botës dhe popujve të vendeve që mbështesin sulmet e Izraelit, që të marrin pjesë në grevën gjithëpërfshirëse e cila do të paralizojë të gjitha fushat e jetës”, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në marrjen e vendimit për të ndalur gjakderdhjen në Rripin e Gazës.

Më tej në deklaratë kërkohet që greva gjithëpërfshirëse të vazhdojë derisa administratat t‘i përgjigjen kërkesave të popullit dhe të ndalojnë persekutimin në territoret palestineze dhe ndër të tjera theksohet se greva është një mjet legjitim si në fe ashtu dhe në të drejtën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit, Ali Muhyiddin Al-Qaradaghi, theksoi se thirrja e unionit për grevë globale është një mesazh i dhënë ndaj të gjithë botës për mbështetjen e çështjes palestineze dhe për ndalimin e luftës në Gaza.

Greva është bërë një opsion i rëndësishëm proteste për shkak se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar të ndalojë luftën në Gaza, deklaroi Al-Qaradaghi, duke ftuar muslimanët që mund të kontribuojnë në suksesin e kësaj fushate, duke bërë ftesë për grevë dhe duke përcjellë mesazhin në mënyrë të qartë dhe transparente.

“I ftoj të gjithë që të jenë aktivë në grevën gjithëpërfshirëse dhe që të qëndrojnë të gjithë së bashku kundër padrejtësisë dhe persekutimit”, deklaroi Al-Qaradaghi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne