Urdhëri i bosëve të medias: Mos transmetoni Edi Ramën direkt!

Fishat e transmetimit direkt u hoqën për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Urdhëri i dhënë nga vetë pronarët e televizioneve informative, vjen pas miratimit të ligjit që i detyron mediat të transmetojnë falas reklamat e fushatës. Drejtuesi i një prej redaksive të lajmeve në Tiranë, që nuk pranoi të identifikohej, tha për Lapsi.al, se pronari telefonoi vetë në regjinë e lajmeve, për të ndalur transmetimin direkt të aktivitetit të PS. Aktiviteti i Ramës nuk do transmetohet direkt, deri në një urdhër të dytë.

Mes pronarëve të mediave informative ka një marrëveshje, që kundërshton vendimin e marrë në marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Për herë të parë, takimi i Edi Ramës në Kashar këtë të mërkurë u bojkotua nga të gjitha televizionet informative. Kryesocialistin mund ta shihje në kohë reale vetëm në ERTV, në Facebook.

Çlirimi nga transmetimi direkt i aktiviteteve zgjedhore duket i përkohshëm. Më shumë një formë presioni për Edi Ramën deri në një marrëveshje, ku do të rinegociohet çmimi i rifillimit të transmetimit direkt të aktiviteteve elektorale.

Prej vitesh, takimet e fushatave të partive transmetohen të plota, për disa orë rresht në mediat informative. Regjia garantohet nga vetë partië, që kontraktojnë operatorë privatë, apo bashkëpunojnë me televizione të caktuara, që marrin përsipër shpërndarjen e sinjalit për të tjerët.

Ligji i detyron mediat që të gjejnë balancën e kohës televizive mes forcave politike, në të kundërt gjobiten. Bombardimi me mesazhet politike gjatë fushatës nga mediat televizive vazhdon për gati 24 orë gjatë fushatës. Ruhet një ekuilibër kohor mes mazhorancës dhe opozitës. Koha e transmetimit monitorohet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Por nga marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës u ra dakort që reklamat e partive të transmetohen falas, për të gjitha partitë. Vendimi ka rebeluar pronarët e mediave, që e kanë quajtur të padrejtë këtë detyrim. Për pronarët e mediave, koha e fushatës zgjedhore është një nga periudhat më fitimprurëse. Vendimi i Bashës dhe Ramës është një goditje direkte për bizneset e tyre.

Pasi ligji u miratua në Kuvend, reagoi shoqata e mediave elektronike me nje letër te shkruar nga kryetari i saj Aleksandër Frangaj. Ai thotë se ky ligj bie ndesh me dispozitat ligjore.

Më poshtë reagimi i plotë

Me forcen e kartonave, dje, partite e mazhorances se re, kane miratuar ne parlament nje amendim te ligjit per partite politike i cili i detyron radiotelevizionet private te transmetojne falas reklamat e partive politike gjate fushates elektorale. Ky ligj eshte miratuar ne shkelje flagrante te Kushtetutes e cila garanton lirine dhe mbrojtjen e prones private ne Shqiperi. Gjithashtu bie ndesh hapur me dispozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi, i cili ka percaktime te tjera per reklamat ne fushaten zgjedhore. Ky ligj, eshte rasti i vetem ne bote qe u jep te drejte partive politike te detyrojne mediat e lira dhe private t’u bejne sherbim falas.

Shoqata jone, e konsideron dhunim te hapur te prones private dhe shkelje flagrante te lirise se mediave ne Shqiperi. Ky akt banditesk, eshte nje grabitje me ligj e financave te radiotelevizioneve private ne interes te ngushte te partive politike.

Shoqata jone, u ben thirrje te gjithe radiotelevizioneve ne Shqiperi, te mos e njohin kete ligj grabitqar, te hartuar dhe miratuar ne kundershtim flagrant brenda nje mbasditeje, pa u respektuar procedurat parlamentare per hartimin dhe miratimin e ligjeve, pa u degjuar me pare aktoret e interesit dhe ne fshehtesi te plote edhe te vete deputeteve te cileve u eshte vene ne tavoline vetem pak minuta para votimit.

Ne u bejme thirrje mediave te respektojme dispozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi, i cili prevalon mbi cdo ligj tjeter gjate fushates zgjedhore.

Shoqata e Medive Elektronike u ben thirrje mazhorances se re PS-PD, te respektoje dizpozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi sa u perket transmetimit te reklamave ne radiotelevizionet private. Reklama falas nga nje biznes privat nuk mund te kete.

Ne rast se partite nuk kane arritur ti bejne kaq leke, ose nuk duan ti tregojne leket qe kane bere gjate ketyre viteve ne pushtet dhe opozite, te pranojne me ligj apo VKM qe leket e reklamave te tyre ti paguaje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sic kane propozuar me pare.

Ne rast refuzimi, Shoqata do ta padise kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese dhe do ti drejtohet gjithe institucioneve nderkombetare dhe atyre te mbikqyrjes zgjedhore, duke e denoncuar si akt i grabitjes se prones private ne kundershtim flagrant me cdo norme nderkombetare te funksionimit te lirise se prones private dhe lirise se Mediave.

Radio-televizionet e kane te pamundur te financojnë apo sponsorizojnë partitë politikë në Shqipëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne