Urdhri i ministrit Çuçi/ Ushqimet e eksportura e të mbetura stoqe në tregjet e botës; po kthehen në Shqipëri si “mallra cilësore”

Me dorën e lënë plotësisht të lirë nga kryeministri Rama; miku i tij familjar Ministër i Bujqësisë, Bledar Çuçi; po firmos vendime e urdhëra, me pëmbajtje “krim të qëllimshëm ushqimor”, me pasoja të rënda e të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve; që nuk kanë mundësi financiare, t’i sjellin ushqimet nga vendet e BE; si kryeministri, ministrat, oligarkët, deputetët etj.

Prej 8 muajsh, doganat kufitare, (PIK), AKU-ja dhe tatimet shqiptare, po zbatojnë Urdhërin Nr. 82, me Nr 1071/1 Prot., datë 30.01.2019, urdhëruar nga ministri Bledi Çuci; sipas të cilit, eksportuesit e produkteve ushqimore prodhim vendas; kanë të drejtë të rikthejnë prodhimet në Shqipëri, nëse ato nuk u pranohen nga distributorët porositës, ose u mbeten stoqe në tregjet dhe magazinat e huaja, për shkak cilësinë e dobët, pesticidet, mungesë sigurie, apo falsitet në orgjinë prodhimi.

Me këtë urdhër të Çuçit, u jepet e drejta eksportuesve ushqimorë, spekulantë e falsifikatorë, por dhe importuesve monopolistë e oligarkë; që prodhimet e vendit skarco e jashtë standartit dhe mbeturinat e tregjeve të botës, t’i grumbullojnë e matrikullojnë me etiketa false, dhe t’i rikthejnë e hedhin për konsum në tregun shqiptar, si “produkte ushqimore importi, të sigurta e me cilësi të lartë”.

Sipas urdhërit të ministrit Çuçi, që na këshilloi të zëvendësojmë vajin e ullirit me vaj palme; gjithë produket ushqimore, që janë eksportuar e kanë mbetur stoqe nëpër depot dhe tregjet e botës; lejohen të rikthehen në Shqipëri të ri-ambalazhuara, por të shoqëruar formalisht me vertetim afati skadence të rregullt nga Pikat Doganore në kufirin shqiptar, ose të kenë të shkruar datën e skadencës në faturat shoqëruse dhe ambalazhet e produkteve!

Sipas ekspertëve, kjo përveç se është shkelje e rëndë mbasi ministri nuk nxjerr dot urdhër për të ndryshuar ligjin ose VKM; ky urdhër është një shteg i hapur qëllimisht, për monopolistë-falsfikatorët e tregut ushqimor të eksport-importit e rrjeteve të super-marketeve.

Më këtë udhër, ata kanë lirinë e plotë dhe paprekshmërinë ligjore; të mbledhin gjithë mbeturinat ushqimore të botës e t’i sjellin si “ushqime cilësore” në Shqipëri; megjithëse në vendet jashtë Shqipërisë, ato janë nxjerrë jashtë tregut, si mbetje me rrezik për shëndetin dhe jetën e kosumatorit.

Nëse administrativisht, ky urdhër përbën rrezik ushqimor; penalisht po shtohen aq shumë zullumet me cënimin e qëllimshëm të sigurisë ushqimore në favor të olirgarkëve e spekulantëve; sa ka ardhur koha, që sipas ligjit të ri “Rama” për sigurinë ushqimore; ministri Bledar Çuçi, duhet të dorëhiqet dhe të hetohet./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne