Ekspertët e ekonomisë vërejnë se pagat dhe pensionet nën minimumin jetik po detyrojnë njerëzit të marrin ushqime me liste dhe mezi të sigurojnë bukën e gojës. Besart Kadia nisur kjo situatë e paraqitur edhe në RTV Ora i bën apel qeverisë që të ulë taksat.

Për ekspertin kjo situatë nuk zgjidhet me rritjen e pagës minimale, por  qeveria duhet të ndikojë direkt në luftën ndaj monopoleve sa i përket çmimeve të produkteve ne treg.

Kadia: Kjo çështje nuk zgjidhet me pagë minimale, pra reflektimi i një page të re minimale që është dhënë edhe nga kryetari i opozitës 300 euro. Në do të flasim për minimizim të kostos së jetesës së qytetarëve. Pra ne do të garantojmë që çmimi i produkteve në treg të jetë i ulët. Kjo mund të zgjidhet përmes uljes së TVSH për produktet ushqimore. Ne mund të heqim taksat ose TVSH për energjinë elektrike, për ato shtresat në nevojë, e cila nuk aplikohet akoma dhe sot. Ne mund të bëjmë një standardizim të pagës minimale për minimum jetik që do të  ishte ndihmë për pensionistët ose njerëzit në ndihmë ekonomike.

Sipas një raporti të bankës botërore 35 % e popullsisë jetojnë në nivelin e varfërisë duke e kthyer fenomenin e blerjes së ushqimeve me listë një problem sidomos në qytetet e vogla e në periferi të kryeqytetit./oranews